Policia kolumbiane zbulon kokainë në… bluzat e botërorit!

BOGOTA, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Autoritetet kolumbiane konfiskuan 14 bluza, të ngjashme me fanelat e ekipeve të botërorit, që ishin mbushur me pesë kilogramë kokainë, njoftoi sot gazeta kolumbiane ”Semana”.

Zbulimi u bë gjatë një kontrolli rutinë në aeroportin e Bogotasë, ndërkohë që ato do të dërgoheshin në Holandë.

”Trafikantët e drogës kërkonin të shfrytëzonin atmosferën e krijuar nga botërori, me shpresën se nuk do të kontrolloheshin në aeroport”, theksoi ”Semana”.

Policia kolumbiane shprehu keqardhjen duke thënë se ”bluza të tilla, që sjellin kaq gëzim te tifozët, përdoren për t’u mbushur me hidroklorid kokaine”.

Kolumbia është prodhuesi më i madh i kokainës në botë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.