TIRANË, 22 qershor/ATSH/-Kryeministri Edi Rama nga Saranda ku po zhvillon turin e radhës së llogaridhënies deklaroi sot se kthesa në ekonomi ka nisur dhe se ajo është përditë e më e dukshme
“Është një kthesë e gjatë dhe ende ka njerëz që se kanë ndjerë ndryshimin në shtëpitë e tyre, por statistikat flasin për rritje të punësimit e ulje të nivelit të papunësisë. Papunësia ra për herë të parë në fund të tremujorit të parë të këtij viti në 12.5%. E kemi marrë 18.2%. Pra kemi rënie me 6%”, shpjegoi Rama.
Rama tha se niveli i lartë i papunësisë në vendin tonë për shumë vite me radhë erdhi edhe për shkak të mungesës shumëvjeçare të arsimit profesional.
“Sot jemi në kushtet e një kthese të ekonomisë. Duan apo s’duan këta (opozita), që çdo ditë shqyejnë Shqipërinë në sytë e të huajve dhe shqyejnë çdo vlerë, parim e normë të bashkëjetesës dhe çdo parim që ndan njeriun nga çakalli, kthesa në ekonomi ka nisur”, deklaroi Kryeministri. /a.gjonaj/j.p/