Foto e ditës

TIRANË, 22 qershor /ATSH- I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur sot si foto të ditës, dyshen shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, për të uruar fitoren e Zvicrës në përballjen me Serbinë.

Xhaka dhe Shaqiri të cilët kanë zgjedhur të luajnë me ekipin e Zvicrës, kanë shënuar 2 gola mjaft të vlefshëm për këtë kombëtare në Botërorin Rusi 2018, por ajo çfarë ra në sy gjatë shënimit të golave ishte festimi i tyre duke bërë simbolin e shqiponjës.

Ekipi i Zvicrës ka arritur të korrë fitoren ndaj Serbisë, falë dy golave të Xhakës dhe Shaqirit, që bënë shqiptarët të ngrihen peshë, madje dhe politikën./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.