PRISHTINË, 21 qershor/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim anëtarë të Komisionit për Siguri të Bundestagut gjerman, me të cilët bisedoi për zhvillimet në vend, reformat ekonomike dhe ato legjislative që institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë viteve të fundit.
Gjatë takimit Veseli tha se vendet e rajonit duhet të ndjekin perspektivën europiane, pasi ajo ka rolin e saj në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan.
Kosova, tha kryetari Veseli mbetet shumë e përkushtuar në këtë axhendë.
Kryetari Veseli vlerësoi partneritetin me Gjermaninë dhe mbështetjen që ajo ka dhënë dhe po i jep për Kosovën.
Ligjvënësit gjermanë shprehën kënaqësinë për përparimet në Kosovë në shumë segmente dhe u interesuan për zhvillimet dhe proceset në të cilat po kalon Kosova./k.s/
