LONDËR – Stoltenberg : Lidhja transatlantike mbetet e fortë pavarësisht dallimeve

LONDËR, 21 qershor /ATSH-AFP/ – Lidhja mes anëtarëve të NATO-s është e fortë dhe do të vijojë të ruhet pavarësisht dallimeve mes SHBA-së dhe aleatëve të tjerë, deklaroi sot në Londër Sekretari i saj i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

« Lidhja jonë është e fortë », u shpreh Stoltenberg, por sot disa ngrenë dyshime për forcën e kësaj lidhjeje.

Ne shohim dallime mes SHBA-së dhe aleatëve të tjerë, për çështje si tregtia, mjedisi dhe marrëveshja bërthamore iraniane.

Megjithëse këto mosmarrëveshje janë të vërteta, edhe pse nuk është e gdhendur në mermer që lidhja transatlantike të mbijetojë përgjithmonë, besoj se ajo do të ruhet, pohoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, më pak se tri javë nga samiti i atdhshëm i Aleancës.

« Ne kemi tejkaluar më parë mosmarrëveshjet dhe ruajtja e partneritetit transatlantik është në interesin tonë strategjik, argumentoi ai. Përveç kësaj, nëse disa lidhje të caktuara midis SHBA-së dhe Europës janë dobësuar, lidhjet tona në fushën e mbrojtjes janë forcuar./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.