Agjencia Telegrafike Shqiptare

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/6/2018

ROZENBURG – Më shumë se 1 700 ushtarë dhe 65 avionë amerikanë mbërrijnë në Holandë në kuadër të manovrave ushtarake të NATO-s me emëritmin “Atlantic Resolve”.

VARSHAVË – Krerët britanikë të Diplomacisë dhe të Mbrojtjes, Boris Johnson dhe Gavin Williamson takohen me homologët e tyre polakë.

BUDAPEST – Kancelari austriak, Sebastian Kurz, mbështetës i një politike migratore shtrënguese, takohet në Budapest me homologët e tij hungarez, çek, sllovak dhe polak që refuzojnë pritjen e migrantëve në vendet e tyre.

LUKSEMBURG – Mbledhje e ministrave të Financave të eurozonës në lidhje me daljen e greqisë nga programi i ndihmës.

MOSKË – Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov pret sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

DUBLIN – Vizitë e presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker në Irlandë.

UASHINGTON – Dhoma e Përfaqësuesve voton sot një ligj mbi imigracionin që i jep fund ndarjes së familjeve.

AMAN – Kancelarja gjermane, Angela Merkel takohet me mbretin Abdallah të Jordanisë.

BEJRUT – Kancelarja gjermane, Angela Merkel takohet me kryeministrin libanez, Saad Hariri.

AMAN – Përgjegjësit e lartë amerikanë, Jared Kushner dhe Jason Greenblatt në Lindjen e Mesme për t’u përpjekur të rifillojnë përpjekjet për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.

NOVGOROD – Zhvillohet sot faza e dyte e ndeshjeve të vlefshme për Grupin C, Danimarkë – Australi dhe Francë –  Peru. Ndërsa në mbrëmje ndeshja e vlefshme për Grupin D, Argjentinë – Kroaci. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version