ROMË, 20 qershor /ATSH-ANSA/ – Nuk ka asgjë që nuk dihet për Messin. Jetojmë në epokën e YouTube-it , kështu që dimë gjithçka për të, për këtë arsye e kam të vështirë të jap këshilla për të.
Leo është lojtari më i mirë në nivel botëror dhe të mundohesh ta frenosh është thuajse e pamundur. Ivan Rakitiçi këtë herë e gjen veten në rolin e kundërshtarit të Messit, me të cilin luan bashkë në ekipin e Barcelonës, dhe për mbulimin e tij, lojtarit të Kroacisë sot i duhet t’i japë këshilla trajnerit të kombëtares, Zlatko Dalic, në prag të përballjes me Argjentinën.
Tranjeri pranon se ka biseduar me mesfushorin dhe me shaka shprehet se këto ditë ai kishte qenë asistenti i tij, pasi kanë studiuar disa mundësi për ta frenuar yllin e Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës. U kërkoj shpesh mendim lojtarëve të mi, më pëlqen ta bëj një gjë të tillë. Jo rastësisht për Messin kam folur edhe me Modriç, pasi, meqenëse luan për Realin e Madridit, ai është përballur në këtë mënyrë shumë herë. Formacioni për nesër? Le të themi se mund të ketë disa ndryshime./
/v.b/
