Agjencia Telegrafike Shqiptare

Irani dhe Spanja luajnë vetëm për fitore

MOSKË, 20 qershor /ATSH-AFP/ – Spanjollët dhanë garanci mbi gjendjen e tyre psikologjike përballë Portugalisë pas shkarkimit të trajnerit, Julen Lopetegui.

“Ne jemi më të fuqishëm në fatkeqësi”, deklaroi Isco, shumë i mirë në lojën kundër Seleçaos portugeze (3-3).

“Pati një kundërkohë, por ekipi vazhdoi përpara duke qëndruar i bashkuar”, theksoi ai.

Megjithatë Spanja duhet të luajë fuqishëm për të ulur diferencën e golave dhe për të dalë në krye të Grupit B dhe për të evituar kryesuesin potencial të Grupit A, Uruguajin.

Megjithatë duhet të kenë kujdes ndaj Iranit, që drejtohet nga ish-trajneri i Real Madrid, Carlos Queiroz.

Portugezi, ekipi i të cilit fitoi ndeshjen kundër Marokut me rezultatin 1-0, kishte dështuar në krye të madrilenëve dhe synon mbi të gjitha, me ndeshjen e sotme, për hakmarrje./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version