Agjencia Telegrafike Shqiptare

Princesha e Tajlandës tifoze e zjarrtë e Gjermanisë

BANGKOK, 19 qershor /ATSH-DPA/ – Princesha e Tajlandës, Ubolratana, mbështet skuadrën gjermane në Botërorin e Rusisë dhe do vazhdojë ta bëjë edhe pas humbjes së saj me Meksikën.

”Kam veshur bluzën e skuadrës, por nuk kanë fituar akoma. Nuk ka problem. Do e provojmë përsëri’’, shkruan princesha 67-vjeçare në Instagram.

Motra e madhe e mbretit Maha Vajirangkorn, Ubolratana, ka vendosur edhe një foto të saj me bluzën bardhë e zi të skuadrës gjermane.

Princesha nuk shpjegon se përse mbështet Gjermaninë, por mbreti Vajirangkorn ka kaluar pak kohë në Gjermani kohët e fundit dhe djali i tij i vogël, 13-vjeçari Dipangkorn Rasmijoti po frekuenton një shkollë private atje./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version