Harry Kane shpëton Anglinë përballë Tunizisë

VOLGOGRAD, 18 qershor /ATSH/ – Anglia arrin një fitore të vuajtur kundër ekipit të Tunizisë që tregoi një nivel loje më të lartë nga pritshmëritë.

Anglezët fituan me rezultatin 2-1 kundër afrikanoveriorëve në ndeshjen e vlefshme për Grupin G.

Golin e parë e shënoi Kane për Anglinë në minutën e 11-të ndërsa Tunizia arriti barazimin nëpërmjet një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Sassi.

Pas shumë përpjekjesh nga anglezët, Kane arrin të realizojë golin e avantazhit në minutën e 91-të.

Me këtë rezultat Anglia është me pikë të barabarta me Belgjikën në Grupin G që është ekipi tjetër favorit në këtë grup. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.