GREQI – Policia arreston një deputet të së djathtës ekstreme

ATHINË, 18 qershor /ATSH-ANA/ – Policia arrestoi sot në mëngjes deputetin Kostas Barbarusis, aktualisht i përjashtuar nga partia e ekstremit të djathtë ”Agimi i artë”, në Penteli, në një shtëpi në periferi të Athinës.

Oficerët e skuadrës antiterroriste ekzekutuan një mandatarresti për Barbarusis, për deklaratat e tij në parlamentin grek, ku i kërkonte ushtrisë të arrestonte presidentin dhe kryeministrin e vendit, respektivisht, Prokopis Pavlopulos dhe Aleksis Cipras.

Barbarusis nuk bëri asnjë rezistencë në momentet e arerstimit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.