Foto/ Punonjësit e bashkisë rehabilitojnë rrugët problematike në kryeqytet

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ – Edhe pse janë orët e vona të mbrëmjes, punonjësit e bashkisë së Tiranës vazhdojnë të kujdesen për rrugët problematike të qytetit.

Punonjësit e bashkisë kanë ndërhyrë për rehabilitimin e asfaltit në rrugën “Imer Ndregjoni”.

“E mban mend si ishte rruga dje? Harroje!!! Ekipi ynë ndërhyri në kohë për rehabilitimin e asfaltit në rrugën ‘Imer Ndregjoni'”, shkruan kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetin social “Facebook”.

z.tosku//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.