“Akademi” për 100 fshatrat, lektorë dhe studentë mund të bëjnë projekte për zonat e përzgjedhura

TIRANË, 18 qershor/ATSH/- Lektorë dhe studentë të interesuar që duan t’i vijnë në ndihmë programit kombëtar të “100 fshatrave”, mund të bëhen pjesë duke punuar përmes projekteve të ndryshme në zonat ku ata duan që të japin kontributin e tyre.

Kryeministri i vendit shprehu vullnetin për të krijuar një “Akademi të 100 fshatrave”, si një lloj laboratori ku njerëz të ndryshëm mund të punojnë së bashku.

“Ne do të donim të krijonim një akademi të 100 fshatrave, si një lloj laboratori ku njerëzit të punonin dhe lehtësonin në aktivitete, duke ditur se edhe së bashku kemi njerëzit e nevojshëm që gjërat të arrihen në kohën e duhur”, – tha ai.

Në takimin e Ramës me përfaqësi diplomatike mbi programin e “100 fshatrave” ishin edhe përfaqësues nga universitete, ndaj e konsideroi këtë të fundit si shprehje për të gjithë ata që duan mund të marrin pjesë në këtë program.

“Lektorët, studentët mund të vijnë të bëjnë projekte për këtë apo atë fshat dhe të jenë pjesë e programit të ‘100 fshatrave'”. /z.tosku//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.