SPANJË – Anija “Aquarius” ankorohet në portin e Valencias

VALENCIA, 17 qershor /ATSH-AFP/ – Anija “Aquarius” mbërriti sot në portin spanjoll të Valencias me disa prej 630 migrantëve të shpëtuar në brigjet e Libisë.

Anija e refuzuar fillimisht nga Malta dhe më vonë nga Italia, pasi është endur për ditë me radhë nëpër Mesdhe është ankoruar në brigjet spanjolle.

Një pjesë e migrantëve kanë të mbërritur në Valence që prej orëve të para të mëngjesit me anijen e rojave bregdetare italiane “Dattilo” dhe pritet të mbërrijnë ende deri në mesditë me një anije tjetër ushtarake italiane “Orione” në përfundim të odisesë një javore në Mesdhe./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.