PARIS – TF1 regjistron 12,6 milionë telespektatorë për ndeshjen Francë-Australi

PARIS, 17 qershor /ATSH-AFP/ – Ndeshja e parë e ekipit të Francës në Botërorin 2018 përballë Australisë tërhoqi dje 12,6 milionë telespektatorë (69% e audiencës) , sipas shifrave të komunikuara nga stacioni televiziv TF1.

Kjo audiencë, më e mira e regjistruar nga TF1 që prej fillimit të vitit, ka regjistruar një rënie në fund të takimit, me 14,9 milionë telespektatorë.

“Finalja e Botërorit 1998 (Francë-Brazil) kishte mbledhur 20 milionë telespektatorë”, nënvizoi TF1./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.