MADRID – Të paktën 700 migrantë të shpëtuar dhe katër të vdekur në brigjet spanjolle

MADRID, 16 qershor /ATSH-AFP/ – Katër migrantë u gjetën të vdekur dhe rreth 700 të tjerë u shpëtuan sot pranë brigjeve jugore të Spanjës, dy ditë nga mbërritja e parashikuar e anijes Aquarius në Valence, njoftuan shërbimet spanjolle të shpëtimit.

Sipas një zëdhënësi të shërbimeve të shpëtimit në det, këta migrantë ishin lokalizuar në zonën e Ngushticës së Gjibraltarit dhe në atë të Detit Alboran mes Marokut dhe Spanjës, ku pamja ishte shumë e vështirë.

Në total, 682 migrantë në bordin e 62 barkave janë shpëtuar. Katër persona janë gjetur të vdekur gjatë këtyre operacioneve.

“Që prej fillimit të vitit, më shumë se 9 300 migrantë kanë mbërritur në brigjet e Spanjës, porti i tretë i hyrjes në Europë nëpërmjet detit pas Italisë dhe Greqisë”, sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për migracionin./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.