SHBA – Lagarde : Në një luftë tregtare nuk ka fitues, por humbës nga të dyja anët

74

UASHINGTON, 14 qershor /ATSH-AFP/ – Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi sot SHBA-në se nuk do të ketë fitues në një luftë tregtare por humbës në të  dyja anët.

Lagarde komentoi për rishikimim vjetor të ekonomisë amerikane nga FMN-ja, e cila vlerësoi se nëse rritja ekonomike e SHBA-së do të jetë e madhe për një periudhë afatshkurtër, masat e rimëkëmbjes financiare dhe kufizimet tregtare paraqesin rreziqe për ekonominë botërore.

« Në rast të një lufte tregtare, e nxitur nga rritja reciproke e tarifave doganore për importet, nuk ka fitues, pasi zakonisht shohim humbës nga të dyja anët », pohoi Lagarde gjatë një konference shtypi në Uashington.

Nga ana e saj, SHBA-ja reagoi menjëherë duke shprehur pikëpamjet e saj të kundërta me FMN-në për perspektivat afatmesme të ekonomisë së parë botërore./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.