PEKIN – Kina e gatshme të rrisë importet për ekuilibrimin e tregtisë

97

PEKIN, 14 qershor /ATSH/ – Kryeministri kinez, Li Keqiang deklaroi se do të merren një sërë masash nxitëse për shtimin e importeve në vend, njoftoi CRI-ja.

Politikat do të nxisin importimin e mallrave të konsumit të përditshëm, ilaçe dhe objektet teknologjike të nevojshme për përmirësimin e brendshëm industrial.

Qeveria do të ulë më tej tarifat doganore ndaj mallrave të posaçme, do të lehtësojë procedurat administrative dhe do të pakësojë rritjen e paarsyeshme të çmimeve.

Tregtia për shërbimet e reja do të lulëzohet dhe importet e shërbimeve për prodhuesit do të nxisin kërkimin dhe projektimin, logjistikën tregtare, shërbimet e konsulencës, kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.  //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.