KINË – Prodhimi industrial rritet 6,8 %

69

PEKIN, 14 qershor /ATSH/ Shifrat e fundit kanë treguar se prodhimi industrial i Kinës është rritur me 6,8 % në muajin maj, një shifër pak më e ulët se rritja prej 7 %  e muajit të kaluar, njoftoi CRI-ja.

Norma e rritjes së pesë muajve të parë të këtij viti ishte 6,9 %, e njëjtë me atë për periudhën janar-prill.

Prodhimi industrial, vlera e shtuar industriale, është një tregues i rëndësishëm ekonomik që përdoret për të matur aktivitetin e kompanive të mëdha industriale në vend, me një qarkullim vjetor prej të paktën 3 milionë dollarësh.

Të dhënat kanë treguar gjithashtu se investimi i aseteve fikse të Kinës është rritur me 6,1 % gjatë 5 muajve të parë të vitit, afro 1 pikë përqindje më e ulët se gjatëë katër muajve të parë të këtij viti.  //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.