Agjencia Telegrafike Shqiptare

Jo më mungesë të Herceptinës për gratë që vuajnë nga kanceri

TIRANË, 14 qershor/ATSH/-Ndryshe nga çfarë ndodhte vitet e kaluara, mungesat dhe vonesat në trajtimin e grave që vuajnë nga kanceri i gjirit me kurën e herceptinës, kanë marrë fund.

Disa paciente që vuajnë nga kjo sëmundje kanë ndarë dëshminë e tyre lidhur me trajtimin në spitalin Onkologjik të Tiranës.

“Trajtohem me Herceptinë për shkak të tumorit në gji, duke pasur probleme dhe venat vetëm një krah. Është më i mirë ky që marrim tani dhe për efekt kohe që nuk presim në radhë”, shprehet një nga pacientet.

“Kam bërë kimio, kam bërë 8 seanca. Nuk ka vonesa. I kemi marrë në rregull”, thotë një tjetër e sëmurë me këtë sëmundje.

“Ciklet i kam bërë në Itali. Kam bërë Herceptinën që në tetor dhe vazhdoj për një vit. Herën e parë e kam bërë me venozë ndërsa sot komodititeti dhe të gjitha të tjerat këtu janë tamam si në Itali”, shprehet në tjetër paciente.

Mungesat dhe vonesat për trajtimin e grave që vuajnë nga kanceri i gjirit me kurën e herceptinës kanë marrë fund me përfshirjen e këtij bari në listën e rimbursimit dhe me kontratën e lidhur mes ministrisë së Shëndetësisë dhe prodhuesit të autorizuar që na ka lejuar të mbulojmë trajtimin me herceptinë për rreth 150 paciente në vit. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version