BERLIN – Parlamenti gjerman zgjat me një vit misionin ushtarak në Mesdhe

47

Berlin, 14 qershor /ATSH-DPA/ – Parlamenti gjerman ka votuar për të zgjatur me një vit tjetër kohën e pranisë së trupave ushtarake në Mesdhe, si pjesë e një misioni të BE-së e quajtur “Sofia”.

Njësoj si në vitet e mëparshme, mandati i miratuar nga Bundestagu përfshin një kufi maksimal prej 950 trupash për të ndihmuar në misionin e BE-së, i cili ka për detyrë të shpëtojë migrantët dhe të trajnojë marinarët libianë në luftën kundër kontrabandistëve.

Aktualisht, numërohen vetëm 100 ushtarë gjermanë të pranishëm në këtë mision te BE-së në Mesdhe. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.