TOKIO – Japonia: Manovrat ushtarake amerikano-koreano-jugore janë jetësore

TOKIO, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Manovrat mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut si dhe prania e trupave amerikane në këtë shtet luajnë një rol jetësor për sigurinë rajonale, u shpreh sot ministri japonez i Mbrojtjes, pas njoftimit nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump për ndërprerjen e manovrave.

”Manovrat dhe prania ushtarake amerikane luajnë një rol jetësor në sigurinë e Azisë Lindore. Shpresoj ta ndaj këtë konstatim të bërë nga Japonia dhe SHBA-ja apo nga Japonia, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut”, pohoi Itsunori Onodera, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me njoftimin e papritur të Trump.

Donald Trump njoftoi dje ndërprerjen e manovrave ushtarake të përbashkëta që mbahen rregullisht mes ushtrive amerikane dhe koreano-jugore, gjatë konferencës së shtypit organizuar pas takimit historik me liderin koreano-verior, Kim Jong Un në Singapor.

“Ne do të ndërpresim manovrat ushtarake, gjë që do të na kursejë shumë para, përveç faktit nëse konstatojmë që negociatat e ardhshme nuk do të vijojnë sipas parashikimeve”, deklaroi presidenti amerikan, duke i cilësuar këto manovra si shumë provokuese./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.