STRASBURG – Mogherini: 10,5 miliardë euro për paqen dhe sigurinë

STRASBURG, 13 qershor / ATSH-ANSA/ – Përfaqësuesja e lartë e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini propozoi një fond të ri europian për paqen me vlerë 10,5 miliardë euro, jashtë bilancit të BE, që do të shërbejë për të përmirësuar aftësinë e unionit për parandalimin e konflikteve si dhe ndërtimin e paqes dhe sigurisë.

‘’Në dy vitet e fundit BE ka marrë masa në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, që më parë ishin të paimagjinueshme, ndërsa sot mund t’i mbështesim dhe bashkëpunojmë për zhvillimin e kapacitetit të mbrojtjes’’, theksoi Mogherini.

‘’Po krijojmë masa që do të lehtësojnë lëvizjen e shpejtë të forcave të shteteve anëtare dhe me mbështetjen e Komisionit do të propozoj krijimin e një istitucioni të Fondit Europian, i cili t’i shërbejë paqes dhe operacioneve ushtarake, që përmirësojnë aksionet tona dhe të partnerëve tanë.”, tha Mogherini./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.