Shqipëria, vendi i parë në Europë ku ndalohen qeset plastike

132

TIRANË, 13 qershor/ATSH-Maela Marini/ – Shqipëria do të jetë vendi i parë në Europë që do të ndalojë me ligj qeset plastike.

Në këtë drejtim, Kryeministri Edi Rama informoi nga Durrësi se po studiohet vendimi më radikal për ta kthyer Shqipërinë në vendin e parë në Europë, ku ndalohen plotësisht qeset plastike.

“Nuk do të lejojmë që qeset të futen në territorin shqiptar as me rrugë ajrore, apo detare e tokësore”, – tha Rama. Ky, sipas tij, është një vendim i vështirë por i domosdoshëm, që e kanë marrë vende të varfra, por edhe të pasura.

“Të presim me shpatë këtë nyje Gordiane që rrezikon të degradojë vit pas viti pasuritë më të mëdha që ne kemi, ujin dhe tokën”, – tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.