Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Trump akuzon OPEC-un për rritjen e çmimit të naftës

UASHINGTON, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për rritje të çmimit të naftës, në një postim në rrjetin social Twitter, publikuar pak pas kthimit nga Singapori dhe samiti historik me Kim Jong Un.

“Çmimet e naftës janë shumë të larta, është sërish OPEC që po manovron. Jo mirë!”, shkuan presidenti amerikan, ndërkohë që dy prodhuesit kryesorë, Arabia Saudite dhe Rusia, janë shprehur se synojnë të vendosin në tryezë një rritje të pragjeve të prodhimit gjatë takimit të tyre të ardhshëm për këtë çështje, më 22 qershor në Vjenë./ /ec/ A.JOR.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version