SHBA – Pompeo: Pjesa më e madhe e denuklearizimit koreanoverior brenda mandatit të Trump

64

UASHINGTON, 13 qershor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja ka shumë shpresa që pjesa më e madhe e çarmatosjes bërthamore të Koresë së Veriut mund të kryhet deri në fund të mandatit presidencial të Donald Trump, deklaroi sot në mbrëmje në Seul shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo.

Pompeo theksoi se “çarmatimi bërthamor  i Koresë së Veriut mund të bëhet në dy vite e gjysmë”.

Ai garantoi gjithashtu para gazetarëve se denuklearizimi i plotë i gadishullit korean, në favor të të cilit u angazhua të martën Kim Jong Un gjatë samitit të tij me presidentin amerikan, prfshin de facto karakterin e tij të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm, sikurse e kërkon SHBA-ja.

Administrata amerikane është kritikuar nga shumë ekspertë sepse këto dy terma nuk figurojnë në tekstin e përbashkët të nënshkruar nga dy personalitetet. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.