MAQEDONI – Ivanov kundërshton marrëveshjen me Greqinë për emrin

71

SHKUP, 13 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti maqedonas, Gorge Ivanov u shpreh se do të refuzojë të nënshkruajë marrëveshjen e dëmshme të arritur me Greqinë në lidhje me emrin e vendit të tij.

“Marrëveshja për emrin është një marrëveshje personale e kryeministrit, Zoran Zaev dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov”, tha ai.

“Kjo marrëveshje është e papranueshme dhe nuk do të lejoj ligjësimin e saj. Unë nuk do e nënshkruaj marrëveshjen me Greqinë.”, tha ai në një konferencë për median.

Komentet e Ivanovit erdhën vetëm një ditë pasi Zaevi dhe kryeministri grek, Aleksis Cipras njoftuan një kompromis në debatin 27 vjeçar në lidhje me çështjen e emrit të këtij vendi të vogël ballkanik, duke u shprehur se ranë dakord mbi emrin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.