KINË – Eksportet e softuerëve arrijnë mbi 37,5 miliardë dollarë

87

PEKIN, 13 qershor /ATSH/ – Sipas një raporti për ekonominë dixhitale, vitin e kaluar, eksportet e softuerëve të Kinës kanë kapur vlerën e mbi 37 miliardë dollarëve, 20 miliardë dollarë prej të cilave janë regjistruar nga eksportet në SHBA, Europë dhe Japoni, njofton CRI-ja.

Këto shifra tregojnë një rritje mbi 10 %  krahasuar me vitin 2016.

Gjithashtu,  një raport i Ministrisë së Tregtisë në Kinë ka treguar se eksportet e softuerëve kanë regjistruar një rritje të shpejtë prej vitit 2012 dhe janë rritur vazhdimisht.

Raporti thekson se Kinës ende i mungon aftësia inovative në zhvillimin e softuerëve bazë dhe të programeve kompjuterike mbështetëse.

Raporti, gjithashtu paralajmëroi kompanitë vendase të softuerëve për rritjen e kostove dhe rreziqeve në këtë industri. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.