ITALI – Më shumë se 900 migrantë zbarkojnë në Siçili

96

KATANIA, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Më shumë se 900 migrantë që ndodheshin në bordin e një anijeje të rojave bregdetare italiane zbarkuan sot në portin siçilian të Katanias, njoftoi një fotograf.

Këto zbarkime ndodhën pas nisjes drejt Spanjës të anijet humanitare “Aquarius”, e OJQ-së franceze “SOS Mediterrane”, që kishte mbetur me 629 migrantë në bord në pritje për më shumë se 72 orë, pasi Italia dhe Spanja refuzuan të hapnin portet e tyre.

“Pjesa më e madhe e 900 migrantëve që zbarkuan në Katania ishin nga Eritreja. Anija transportonte gjithashtu rreth 200 minorenë, me të cilëve më i vogli një bebe tremuajshe”, theksoi OJQ-ja “Save the Children”.

“Rreth 800 prej këtyre migrantëve do të transferohen në rajonet e tjera italiane”, theksoi prefektura e policisë lokale./ /ec/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.