GREQI – Cipras: Shoh një marrëveshje ku vetëm fitojmë

87

ATHINË, 13 qershor /ATSH-ANA-MPA/ – Shikoj një marrëveshje ku ne vetëm fitojmë, u shpreh sot kryeministri grek, Aleksis Cipras në një intervistë për televizionin publik ERT në lidhje me marrëveshjen e arritur me qeverinë e Maqedonisë për çështjen e emirt.

“Ndihem i lumtur dhe me fat që ndodhi të jem kryeministër në një kohë kur kishte një ndryshim politik të konsiderueshëm në vendin fqinj, i cili i dha kryeministrit Zaev dhe mua mundësinë për të bërë një përpjekje të vërtetë dhe të mundimshme për të zgjidhur problemin që zgjaste prej dekadash”, theksoi Aleksis Cipras.

Sipas kryeministrit grek, marrëveshja solli përfitime të shumta për Greqinë dhe rajonin, ndërkohë që hodhi posht kritikat. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.