ANALIZË – Athina dhe Shkupi dalin nga labirinti greko-maqedonas

ATHINË, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Nga pushtimet tek luftrat civile, labirinti greko-maqedonas, nga i cili Athina dhe Shkupi dolën dje, është i ndarë në katër periudha, në më shumë se 2 000 vjet histori.

Antikitet

Gjithçka fillon në shekullin IV para Krishtit me mbretin Filip II të Maqedonisë, i cili pushtoi dhe unifikoi qytetet greke. Edhe pse ai u trajtua si “barbar” nga oratori grek, Demosteni, djali i tij, Aleksandër, i mësuar nga Aristoteli, do të bëhej një prej lajmëtarëve më të njohur të kulturës helenike, të cilën e çoi deri në limitet e botës që njihej deri në atë kohë.

Greqia moderne e ka bërë këtë trashëgimi pjesë integruese të identitetit kombëtar edhe pse debati historik për origjinën dhe gjuhën e maqedonasve të lashtë ende vazhdon.

Pas një beteje të gjatë në lidhje me statujat gjigante dhe simbolet, Shkupi hoqi dorë zyrtarisht këtë dimër nga ky pushtim historik, uzurpim siç e quajnë grekët, duke i emërtuar aeroportin dhe autostradën kryesore ”Aleksandri i madh”.

Luftrat ballkanike 1912-13

E kthyer në një vend shumetnik, pas kalimit të perandorive romake, bizantine dhe më pas osmane, rajoni i Maqedonisë ka qenë në qendër të konkurrencës së ashpër, që zbuloi gjithçka la pas Perandoria Osmane në Europë me krijimin e shteteve të reja si Greqia, Serbia dhe Bullgaria dhe me krijimin e fuqive të mëdha të kohës, Austro-Hungaria, Rusia, Franca dhe Britania e Madhe.

Greqia do të merrte më shumë se gjysmën, me lulëzimin e provincës së saj të re, duke i vënë emrin e Maqedonisë portit të Selanikut, aksesi i vetëm detar rajonal. Por, ndarja do t’i kushtonte dy luftra që u shënuan nga një valë spastrimi etnik dhe zhvendosjet masive të popullsisë.

Bullgaria do të braktiste territoret më të mëdha që pretendonte dhe ekuivalenti i shtetit aktual bëhet një provincë e Mbretërisë së Jugosllavisë.

Luftrat botërore dhe civile 1940-49

Në gjurmët e trupave naziste, Bullgaria kundërpërgjigjet duke pushtuar një pjesë të Maqedonisë greke. Kujtimi i dhimbshëm nga ky pushtim do të ushqente për një gjysmë shekulli më vonë mosbesimin ndaj një irredentizmi të pretenduar të Maqedonisë ish-jugosllave.

Ndërkohë, përfundimi i konfliktit botëror e çoi Greqinë në një luftë civile mes trupave komuniste, që dominuan rezistencën, dhe forcave monarkiste, të drejtuara nga Londra dhe Uashingtoni.

Menjëherë, luftimet u përqëndruan në veri, ku një minoritet sllavo-maqedonas, i mbetur nga shkëputja në fillim të shekullit, dyshohet se ishte një pasim i ambicies territoriale të huazuar nga regjimi komunist i marshallit Tito.

Sofja do të paguante çmimin, pasi shumë bullgarë u arratisën masivisht në Jugosllavi, në fund të luftës. Kjo rrugë mërgimi u ndoq edhe nga prindërit e kryetarit aktual të bashkisë së Shkupit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, sipas medias greke.

Shpërbërja e Jugosllavisë 1991-2008

E vetmja ish-Republikë Jugosllave, me Malin e Zi së fundi, Maqedonia bëri shkëputje pa luftë, në vitin 1991, dhe nuk u përfshi në stuhinë nacionaliste që preku në atë kohë rajonin ballkanik.

Athina, që iu bashkua kauzës serbe dhe mbështeti regjimin e Slobodan Milosheviçit, braktisi premtimin duke i hequr të drejtën për të vazhduar përmendjen e emrit të Maqedonisë, edhe në formën e një mbiemri. Greqia do të vendoste një embargo ekonomike, të hequr në vitin 1995, me rrezikun e përkeqësimit të konfliktit brenda shtetit të ri mes maxhorancës sllave dhe minoritetit shqiptar.

Vendi fqinj bëhet i paemërtueshëm për grekët, që e emërtojnë në gjuhën e përditshme me emrin e kryeqytetit, Shkup.

Kur ethet në krahun grek pushuan, e djathta nacionaliste maqedonase mori përparësi duke ngrirë çdo perspektivë për marrëveshje deri në ardhjen në pushtet, në vitin 2017, të koalicionit social-demokrat, të drejtuar nga Zoran Zaev./ (Nga Catherine Boitard) /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.