Rehabilitim i aksit Durrës-Shijak, rindërtim segmentit Fushë-Krujë-Milot-Morinë

TIRANE, 12 qershor/ATSH/- Një tjetër aks i rëndësishëm rrugor në vend i cili do t’i nënshtrohet rehabilitimit është edhe aksi Durrës-Shijak.

Pas mbledhjes së qeverisë mbajtur në Durrës, Kryeministri Edi Rama tha se “do kryhet rehabilitimi i rrugës Durrës-Shijak, që është një tjetër segment shumë problematik”.

Gjithashtu, Kryeministri tha se procesit të ndërhyrjes do i nënshtrohet edhe segmenti Fushë-Krujë-Milot-Morinë dhe vendosjen e mbikalimeve në aksin rrugor Thumanë-Milot. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.