Qeveria për Durrësin, 100 projekte të reja

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155877429536523/

TIRANE, 12 qershor/ATSH/- Janë rreth 100 projekte të financuara drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit për Durrësin.

Lajmi u bë i ditur sot nga Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë mbajtur pasditen e sotme në qytetin bregdetar.

Rama tha së këto projekte i bashkangjiten 123 projekteve në proces dhe disa qindra projekteve të tjera në process që janë me financim nga donatorët e huaj në bashkëpunim me qeveritë vendore të këtij qarku.

“Është një paketë e konsiderueshme investimesh që vijnë pas zbatimit të mbi 400 projekteve në periudhën 2014-2017 me një vlerë totale prej 17.3 milionë dollarësh”, – deklaroi Kreu i Ekzekutivit.

Ai shtoi se këto investime të reja synojnë të shndërrojnë Durrësin në një portë të rëndësishme hyrëse dhe një kryeqendër turistike, duke qenë një shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit që ka nevojë për një forcim dhe konsolidim të vazhdueshëm.

Rama sqaroi se këto investime përfshijnë projekte që kanë të bëjnë me rrugët. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.