Penalizim mjekëve nëse blihen ilaçe jashtë spitalit

TIRANË, 12 qershor/ATSH-Maela Marini/ – Mjekët që lëshojnë receta për të blerë në farmaci jashtë spitalit medikamente që i disponon spitali, do të penalizohen.

Vendimin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp, pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar në Durrës.

“Është dhënë një urdhër i prerë me pasoja për këdo që e shkel në raport me çdo rast, ku konstatohet se pacientëve u jepen receta për të shkuar dhe blerë jashtë spitalit, çfarë spitali disponon”, – tha Rama.

Po ashtu, ai informoi se ka filluar edhe shkolla e drejtorëve të spitaleve, një domosdoshmëri për të rritur kapacitetet njerëzore në menaxhimin e spitaleve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.