Pas 7 vjet mungese, Shakira rikthehet me “El Dorado”

94

TIRANË,12 qershor /ATSH/ – Pasi shtyu për shtatë muaj turneun e saj “El Dorado” për shkak të problemeve vokale, Shakira ka dhënë një shfaqje të madhe ku ka performuar hitet e saj ndër 20 vite karrierë.

Ky është turneu i parë pas 7 vitesh i saj pasi u tërhoq nga muzika për t’iu përkushtuar familjes që krijoi me futbollistin Gerard Pique. Në shfaqjen e saj në Hamburg, 41-vjeçarja dukej e tronditur, ndërsa pranoi problemet shëndetësore.
“Viti i kaluar ishte një nga kohët më të vështira të jetës sime. Të jem përsëri në skenë është kaq emocionuese”, tha ajo për BBC-në.

Ndërsa fliste për problemin që pati, Shakira rrëfeu se pati shansin e mirë të rikuperohej vetë me metoda natyrale pa pasur nevojë të hyjë në operacion.

“Duket kaq ndryshe për herën e parë. Në të kaluarën, eksperienca ime në skenë ishte pak ndryshe. Atëherë thosha se këta janë për mua dhe unë duhet të performoj mirë për ta. Ndërsa tani them se është mundësi shumë e madhe që të bëj një turmë të buzëqeshë. Ka pasur disa raste që dyshoja nëse do të isha sërish para një turme për të performuar këngët e mia”, tha Shakira./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.