OSLO – Norvegjia kërkon një rritje të pranisë ushtarake amerikane në territorin e saj

OSLO, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Norvegjia do t’i kërkojë SHBA-së një prani ushtarake të rritur në tokën e saj me një dyfishim të numrit të ushtarëve që ndodhen aktualisht, afrimin e tyre me kufirin rus dhe një rritje të afatit kohor, njoftoi sot qeveria norvegjeze.

Vend anëtar i NATO-s, Norvegjia pret aktualisht që prej vitit 2017 në Vaernes (qendër të vendit) rreth 330 marinsa amerikanë, që ka shkaktuar protesta të ashpra nga ana e rusisë fqinje.

Të martën, Oslo u shpreh që ky kontigjent të arrijë 700 trupa, të mund të vendoset në Setermoen në veri të vendit, më pranë kufirit ruso-norvegjez (rreth 420 kilometra në vijë ajrore) dhe që ky dispozitiv të zgjasë pesë vite në raport të gjashtë muaj të rinovueshëm që është aktualisht. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.