Agjencia Telegrafike Shqiptare

Foto/Zgjedhjet e ardhshme vendore, paketë rekomandimesh për barazinë gjinore

TIRANË, 12 qershor/ATSH/-Për të avancuar barazinë gjinore në nivel vendor për zgjedhjet e ardhshme, rrjeti Kombëtar i Aleancave të Këshilltareve u mblodh në një takim 2-ditor për të diskutuar çështjet që duhen ndjekur për këtë qëllim.

Rrjeti diskutoi gjithashtu për një paketë rekomandimesh për ndryshime në kodin zgjedhor në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Organizata ndërkombëtare “UN Women” që operon edhe në vendin tonë së bashku me partnerë të tjerë kanë mbështetur ngritjen e 18 Aleancave në mbarë vendin.

Rrjeti Kombëtar i Aleancave të Grave Këshilltare, u themelua ne 8 Mars të këtij viti dhe synon të koordinojë punën e përbashkët në mbështetje të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në gjithë vendin.

z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version