OTAVA – Përballë Trump, Kanadaja kërkon të përshpejtojë partneritetin transpaqësor

OTAVA, 11 janar /ATSH-AFP/ – Kanadaja do të paraqesë shumë shpejt një projektligj për të ratifikuar marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Transpaqësore (TPP) me 10 vendet e dy birgjeve të oqeanit Paqësor, për të zbutur efektet e konfliktit tregtar me SHBA-në, njoftoi sot Ministria kandeze e Tregtisë Ndërkombëtare.

“Ratifikimi i TPP-së është një prioritet absolut dhe ne do të veprojmë me shpejtësi për të prezantuar projektligjin para fillimit të pushimeve parlamentare, që fillojnë më 22 qershor”, deklaroi François Philippe Champagne para Dhomës së Komuneve.

E nënshkruar në mars pa SHBA-në, TPP-ja hyn në fuqi 60 ditë pas ratifikimit nga të paktën 11 vende nënshkruese (Australi, Brunei, Kanada, Kili, Japoni, Malajzi, Meksikë, Zelandë e Re, Peru, Singapor, Vietnam). /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.