Shtohen 4 dokumente me vulë dixhitale në portalin “e-Albania”

“e-Albania”, shteti elektronik në dorën e qytetarit

TIRANË, 10 qershor /ATSH/- Procesi i dixhitalizimit të shërbimeve publike, që ka ndërmarrë qeveria, e solli “e-Albania”, si arritjen më të rëndësishme të ndërtimit të një platforme, ku aktualisht janë të përfshira 48 institucione dhe ofrohen mbi 400 dokumente online në dobi të qytetarit, biznesit dhe nëpunësit e administratës publike.

Tashmë në portalin “e-Albania” ofrohen 33 dokumente me vulë dixhitale.

4 dokumente me vulë dixhitale u shtuan këtë muaj, ndër të cilat, vërtetimi për individë të paregjistruar (që nuk zotërojnë biznes); vërtetim për posedim mjeti (për bizneset); vërtetim si punëkërkues i papunë; vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi.

Kudo që të ndodheni dhe në çdo kohë porta juaj për Shqipërinë quhet “e-Albania”, bëhet me dije në “Pasqyrën javore të qeverisjes”. /e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.