Kulla e Divjakës ofron pamje përrallore për vizitorët e parkut

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ – Turizmi në Shqipëri po merr përmasa dhe dimensione të tjera fal investimeve të shumta në këtë fushë.

Një prej këtyre investimeve që pritet të ofrojë argëtim, krahas plazhit të bukur dhe natyrës përrallorë të Divjakës, është edhe kulla e vrojtimit e ndërtuar në Parkun Kombëtar të Divjakës, e cila të lejon të shikosh mbi pishat e larta të parkut.

Lajmi për ndërtimin e kësaj kulle vrojtimi u bë i ditur nga Kryeministri, Edi Rama.

“MIRËMËNGJES!

Dhe me pamjet e KULLËS 360G që mundëson fushëpamjet më fantastike mbi Parkun Kombëtar të Divjakës, ju uroj një të dielë të bukur” shkruan Kryeministri./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.