Shërbimet publike, 12 investime në 5 vite në qarkun e Fierit

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ – Qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, vijon investimet në të gjithë vendin, ku vetëm në qarkun e Fierit janë akorduar 12 investime të cilat do të kenë impakt në përmirësimin e jetës së banorëve si dhe do të ndikojë në ecurinë e bujqësisë dhe agroturizmit.

Në fjalën e tij përpara banorëve të qarkut Fier, Benet Beci, Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Shqiptar te Zhvillimit (FSHZH), ka përmendur disa nga investimet si ndërtimi i ujësjellësit Çermë-Tërbuf dhe Sulzotaj i cili ka zgjidhur problemin e ujit të pijshëm për 22 mijë banorë të 9 fshatrave në bashkitë Divjakë dhe Lushnje.

“Në 5 vitet e fundit qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka realizuar 12 investime në fushën e shërbimeve publike ne Qarkun e Fierit, që pritet të rrisin ndjeshëm cilësinë e jetesës së banorëve dhe t’i japin hov bujqësisë dhe agro-turizmit.

Ndër këto investime vlen të përmendet Ujësjellësi Çermë – Tërbuf – Sulzotaj

Ujësjellësi furnizon me ujë të rrjedhshëm e të pastër 22 mijë banorë të 9 fshatrave në bashkitë Divjakë dhe Lushnje.

Benet Beci gjatë prezantimit të projekteve u ndalë edhe te ndërtimi i rrugëve rajonale duke veçuar Unazën e Divjakës  e cila është 16 km e gjatë dhe lidhë 5 fshatra me aksin rrugorë Rrogozhinë-Fier.

Janë ndërtuar një sërë rrugësh rajonale, nga te cilat do të veçoja Unazën e Divjakës, 16 kilometra e gjatë. Unaza lidh 5 fshatra me aksin kombëtar Rrogozhinë – Fier dhe u shërben 34 mijë banorëve e fermerëve. Kjo unazë ishte fillimi i një serie unazash bujqësore për të cilat është investuar vitet e fundit. Tashmë fermerët i çojnë produktet e tyre në pikat e grumbullimit dhe tregjet rajonale shumë më shpejt dhe me kosto disa herë më të ulët./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.