Programi i 100 fshatrave, Rama: Turizmi është e ardhmja jonë

Kulla in the Albanian village of Theth

TIRANË, 9 qershor /ATSH- I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama në prezantimin e Projekteve të reja për qarkun e Fierit e ka vënë theksin te programi i “100 fshatrave”, si një mundësi për të zhvilluar turizmin në vend, duke kombinuar turizmin tradicional me agroturizmin,.

Në fjalë e tij, Kryeministri Rama tha se “një tjetër element është programi i ‘100 fshatrave’, kur ne do të ngremë 100 modele të zhvillimit të qëndrueshëm rural, ku edhe Fieri ka 9 të tilla, si pjesë e programit për të ndërtuar shembuj të integruar të transformimit në funksion të turizmit”.

Kryeministri Rama theksoi se turizmi është e ardhmja jonë.

“Turizmi është motori kryesor i ekonomisë sonë natyrale dhe ne për këto arsye duhet të fokusohemi gjithmonë e më tepër te turizmi, duke i harmonizuar politikat, duke harmonizuar investimet që nga bregdeti deri në Alpe, që nga zonat urbane deri në zonat e thella rurale dhe duke kombinuar turizmin tradicional me agroturizmin”, – tha Kryeministri.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.