Në shtator fillojnë punimet për By-pass-in e Fierit

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ – Fillimi i punimeve për “By-pass”-in e Fierit do të fillojnë në muajin shtator dhe qeveria do ta përmbyllë atë brenda 1 viti kalendarik.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij në Apolloni me banorë të Fierit, theksoi se  qeveria ka filluar procedurat me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe se brenda të gjitha gjasave kjo rrugë do të përfundojë përpara sezonit të ardhshëm kalendarik.

“Nga ana tjetër e di shumë mirë që ‘By-pass’ i Fierit është bërë një gangren dhe për të gjithë ata që jetojnë në zonë dhe për turistët dhe ky do të jetë viti i fundit i stresit, pasi ne u detyruam të prishim kontratat ekzistuese, një trashëgimi shumë e rëndë me kompanitë e së shkuarës që nuk paguajnë njëra tjetrën dhe arritën ta kthejnë në një ngërç të madh qoftë projektin e ‘By-pass’, të Fierit qoftë atë të Vlorës.

Kemi rifilluar procedurën me BERZH dhe kemi rifilluar procedurën dhe pas të gjitha gjasave në shtator jemi gati për të filluar punën dhe për të mos e ndalur më atë që të kemi të përfunduar bypass-in e Fierit, përpara sezonit të ardhshëm turistik”, – përfundoi Kryeministri Rama. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.