11 mln euro grante nga BE për ata që investojnë në agroturizëm

TIRANË, 9 qershor /ATSH- I. Vata/ – Qeveria ka gati një plan mbështetje për të gjitha ata që do të investojnë në agroturizëm dhe duke ofruar një regjim fiskal, vetëm 6% TVSH dhe vetëm 5% tatim fitimi, tha sot Kryeministri Edi Rama në Fier, në prezantimin e projekteve të  reja për qarkun.

Duke folur për turizmin, Kryeministri Edi Rama tha se duhet të nxisim agroturizmit, për t’i kthyer bukuritë e traditës dhe mundësitë mikpritjes në punësim dhe zhvillim.

“Për këto arsye qeveria ka bërë gati një plan mbështetje për të gjitha ata që do të investojnë në agroturizëm. Bëhet fjalë për investime familjare në shtëpi apo ferma ekzistuese për të krijuar kushtet për të pasur një mikpritje që nga tryeza, deri te dhoma e fjetjes dhe duke përfituar një regjim fiskal krejt të ndryshëm nga restorantet dhe baret në tërësi me vetëm 6% TVSH dhe vetëm 5% tatim fitimi”, tha Rama.

Më tej, Kryeministri shtoi se “janë dy masa që i japin një nxitje imagjinatës dhe rrisin kurajon e atyre që nuk do nxjerrin mjaftueshëm para duke zhvilluar aktivitet tradicionale bujqësor dhe duke nxjerrin atë prodhim në anët e rrugëve, kur janë mundë që sot mund të bëjnë të tjerët të vijnë e ta vizitojnë rrugë duke zhvilluar agroturizmin dhe pritur turistë”.

Duke e cilësuar agroturizmin si një mundësi të mirë ekonomike, Rama u shpreh se kush merret me agro turizëm bënë para dhe është një nga mënyrat më të mira për të dalë nga varfëria.

“Agroturizmi është një histori suksesi e njohur në të gjithë Europën mesdhetare në mënyrë të veçantë dhe shembujt e pakët që kemi tregojnë se kush merret me agroturizëm bënë para dhe  është një nga mënyrat efikase për të dalë nga varfëria”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministi në vijim shtoi se “këtu në këtë zonë ka mundësi fantastike për agroturizëm për më tepër edhe qeveria në bashkëpunim me AZHBR ka një program të veçantë që financon drejtpërdrejt në agroturizëm, pra jep parat për të ndërtuar një bujtina, por jo vetëm kaq, por projekti i Bashkimit Europian ka 11 milion euro për ata të cilët investojnë në agroturizëm, dhe që jepen pa asnjë interes”.

“Ky regjim do jetë në fuqi deri në vitin 2021 për t’i dhënë një hop të ri turizmit dhe pastaj do jetë një zinxhirë në vazhdim”, tha Kryeministi Rama./e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.