ITALI – Populisti Di Maio: Qeveria nuk do t’i thotë gjithmonë ”po” BE-së

NAPOLI, 7 qershor /ATSH-ANSA/ – Ministri italian i Punës dhe Industrisë, populisti Luigi Di Maio theksoi sot se roli i Italisë në rrëzimin, këtë javë, të propozimit për reformimin e Rregullores së Dublinit për emigracionin në BE tregoi se qeveria e re nuk do të pranojë gjithçka nga unioni kur bëhet fjalë për emigracionin.

”U deshën vetëm disa sinjale mbi emigracionin për të ngadalësuar procesin e Rregullores së Dublinit”, deklaroi Di Maio, i cili është edhe lideri i lëvizjes populiste L5Y (Lëvizja 5 Yjet).

”Duke u reformuar në këtë mënyrë, ky rregullator shkarkoi problemin e emigracionit në Itali, por tani, ata kanë kuptuar se kanë të bëjnë me një qeveri që nuk thotë për të gjitha gjërat ‘po”, theksoi ai.

”Qeveria jonë është e gatshme të bashkëpunojë vetëm në interes të popullit italian”, shtoi Di Maio./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.