Agjencia Telegrafike Shqiptare

Sezoni veror, 500 punonjës me kontrata të përkohshme i shtohen AKZM-së

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ – 500 punonjës me kontrata të përkohshme do të angazhohen gjatë sezonit të verës pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për sezonin e verës, ndërkohë që detajimi sipas emërtesës së vendit të punës do të bëhet nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Periudha kohore e veprimtarisë sezonale, që do të kryejnë punonjësit me kontratë të përkohshme, është 2 muaj, korrik – gusht 2018.

Ndërkohë punonjësit me kontratë të përkohshme përfitojnë pagën bazë minimale, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.

Vendimi parashikon që fondi i pagave për numrin e punonjësve të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018, në shumën 35 milionë lekë, i cili i akordohet programit buxhetor “Zhvillimi i turizmit”. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version