Mbërrin charter tjetër në Rinas, turistë suedezë zbresin në tokën shqiptare

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ – Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka mbërritur disa minuta më parë një tjetër charter, kësaj radhe me turistë suedezë.

Lajmi u bë i ditur nga Krislen Keri, Drejtor Ekzekutiv pranë Autoritetit të Aviacionit Civil. Turistët suedezë do të vizitojnë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Himarën, Sarandën etj.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka deklaruar se përgjatë këtij sezoni turistik do të mbërrijnë 300 chartera me turistë që do të vizitojnë vendin tonë.

/z.tosku//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.