ANKARA, 6 qershor /ATSH-AA/ – Para 1,4 miliard vitesh dita në Tokë zgjaste 18,7 orë, sipas një studimi të universiteteve Columbia dhe Wisconsin.
Studimi është publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, ku thuhet se para më shumë se një miliard vitesh distanca në mes të Tokës dhe Hënës ishte 341 mijë kilometra.
Pra, Toka dhe Hëna ishin shumë më afër nga sa janë sot, rreth 385 mijë kilometra.
Dita, siç tregojnë rezultatet e studimit, ka qenë më e shkurtër për shkak të distancës më të vogël të Tokës me Hënën.
Tashmë dihet se çdo vit Hëna largohet nga Toka për 3,82 centimetra./ /ec/ a.jor.
