PARIS – “Le Monde:” Italia me ekzekutiv dykrerësh

PARIS, 4 qershor /ATSH-ANSA/ – Me Di Maion dhe Salvinin, Italia ka tashmë një ekzekutiv me dy krena, ishte thelbi i një artikulli të gazetës më të njohur franceze ”Le Monde”.

”Dy zëvendëskryeministrat mbrojnë paralelisht projektet e L5Y (Lëvizja 5 Yjet) dhe ato të  Ligës së Veriut, me principe kontradiktore mes tyre, sidomos në fushën fiskale”, thekson gazeta.

”Më shumë se një skuadër qeverisjeje, ai është si një ekzekutiv konkurrues që kanë ndarë vendin’’, shton ”Le Monde”./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.