ATHINË – Greqia në pritje të Zaevit për hapin vendimtar për marrëveshjen për emrin

ATHINË, 4 qershor /ATSH-ANA/ – Qeveria greke po pret kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev që të marrë një hap vendimtar për marrëveshjen për emrin, çka do të thotë se topi është në fushën e tyre, deklaroi dje në mbrëmje vonë zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, në një intervistë për ”Kontra Channel”.

“Të dielën e kaluar, në Bruksel, ishte një takim i suksesshëm i ministrave të Jashtëm të të dy vendeve, që rezultoi në një marrëveshje në vija të përgjithshme. Në këtë momment ajo ndodhet në duart e dy kryeministrave, por ajo që ne presim është që lidershipi politik i Maqedonisë të marrë hapin vendimtar që ne të kemi mundësi që më në fund të ecim përpara drejt një zgjidhjeje të pranueshme, të kërkuar nga të dyja vendet”, deklaroi Tzanakopoulos.

“Sidoqoftë, Zaev duhet të bëjë aktet e nevojshme politike në vendin e tij dhe kjo është ajo që ne po presim”, theksoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.